Lajmet

VoicePix: Dekoroni me artin e gjeneruar nga zëri juaj

Mar 24 2013
0 Shpërndarje
VoicePix: Dekoroni me artin e gjeneruar nga zëri juaj

Do të ishte shumë interesante për njerëzit të blinin piktura artistike unike në vend të një pikture të zakonshme që mund ta kenë edhe 1 milion njerëz të tjerë.

VoicePix mendon se çdokush do të donte të këndonte, të fliste apo të qeshte sipas mënyrës së vet për të realizuar një punim artistik që nuk mund të replikohet. Kompania regjistron audio të caktuara, gjeneron një valë vizuale dhe e printon atë me ngjyrat që ju dëshironi.

VoicePix lançohet zyrtarisht më 26 mars, megjithatë mund të tesohet nga njerëzit paraprakisht. Mund të regjistroni veten nëpërmjet një mikrofoni direkt te faqja zyrtare ose mund të ngarkoni një regjistrim të mëparshëm.

Do të duhen 48 orë për VoicePix të përpunojë regjistrimin tuaj. Pas kësaj ju mund të shihni rezultatin dhe mund të vendosni nëse dëshironi ta porosisni si një vepër arti fizike.

Nuk është e nevojshme që të regjistroni zërin tuaj me patjetër. Mund të regjistroni macen tuaj ose qenin duke lehur. Mund të përdorni një pjesë të vogël të një kënge ose mund t’i dhuroni shoqes tuaj imazhin e valës të këngës së saj të preferuar.

Nëse keni nevojë për frymëzim VoicePix ofron disa printime të gatshme për t’ju ndihmuar si p.sh “Simfonia e pestë e Bethoven”, fjalimi “I have a Dream”.

Spotify dhe Volvo bashkpunojnë për sistemin muzikor brenda makinës të aktivizuar nga zëri

Ju mund të merrni në dorë audion e printuar në disa mediume të ndryshme duke filluar që nga kanavacet e shtrira dhe deri tek kartolinat e urimit. Një letër printimi me përmasat 24 me 12 inç kushton 74 $. Kanavacet kushtojnë 150 $.

Ky çmim është i pranueshëm po të mendosh se atë punim nuk do ta shihni në asnjë vend tjetër. (PCWorld Albanian)

VoicePix

Lajmet e fundit>