Harduer

Volkswagen investon 1.4 miliard Euro për kamionët dhe autobusët elektrik

Oct 11 2017
0 Shpërndarje
Pjesa më e madhe e parave do të shkojë në drejtim të makinave elektrike, automjeteve autonome dhe sistemeve bazuar në cloud. Volkswagen investon 1.4 miliard Euro për kamionët dhe autobusët elektrik

Prodhuesi Gjerman i makinave Volkswagen tha ditën e Mërkure se do të investonte 1.4 miliard Euro në teknologji të reja të cilat do të hedhin bazat për kamionët dhe autobusët elektrik deri më 2022.

Pjesa më e madhe e parave do të shkojë në drejtim të makinave elektrike, automjeteve autonome dhe sistemeve bazuar në cloud.

Prodhuesit e kamionëve komercialët janë duke investuar bujshëm në elektrifikimin e tyre ndërsa politikat shtrënguese për të reduktuar ndotjen në qytetet e mëdha po shtohet dita ditës.

Muajin e kaluar Volkswagen së bashku me Navistar thanë se do të bashkëpunonin për makinat elektrike dhe premtuar një kamion elektrik për Amerikën e Veriut në fund të 2019-ës.

Rivali Gjerman i Volkswagen, prodhuesi i Mercedes-Benz Daimler, muajin e kaluar lançoi kamionin e parë elektrike për konsumatorët.

Deri më 2025-ën, Volkswagen shpreson se kamionët elektrikë do të zënë 5% të tregut. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>