Harduer

Volkswagen prezanton në Gjenevë makinën e parë plotësisht autonome

Mar 7 2017
0 Shpërndarje
Volkswagen do të prezantojë në shfaqjen e makinave në Gjenevë një makinë plotësisht autonome. Volkswagen prezanton në Gjenevë makinën e parë plotësisht autonome Photo Source: Reuters

Kjo lëvizje vjen si pjesë e strategjisë së prodhuesit Gjerman për të qenë në krye të teknologjive të reja pas skandalit të emetimeve që përfshiu kompaninë vitin e kaluar.

Prodhuesi më i madh Europian i makinave tha se do të investojë miliard euro në makinat elektrike dhe sistemet e automatizuara. Brenda 2025-ës kompania do të sjellë në treg 30 modele makinash elektrike.

Koncepti i cili do të prezantohet në Gjenevë është Sedric, një makinë e nivelit të 5-të plotësisht e automatizuar. Sedric mund të mbajë 4 pasagjerë.

Mercedes Benz gjithashtu prezantoi makinën e parë plotësisht autonome dy vite më parë, modelin F 015. Sakaq Toyota shprehet se makinave të nivelit të 5-të do tu duhen të paktën 10-15 vite për implementimin në shkallë të gjërë. Ford gjithashtu nuk sheh një makinë autonome në rrugë përpara 2025-ës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>