Harduer

Volvo pozicionohet si rivali kryesor i Tesla me makinën e parë elektrike Polestar 1

Oct 18 2017
0 Shpërndarje
Kompania tha se konsumatorët mund të përdorin telefonët e tyre si çelësa e madje ti dërgojnë tek dikush tjetër virtualisht. Volvo pozicionohet si rivali kryesor i Tesla me makinën e parë elektrike Polestar 1 Photo Source: Volvo

Volvo dhe marka e saj e shquar e makinave të performancës së lartë Polestar sapo i ka hyrë një gare elektrifikimi.

Volvo dhe kompania në pronësi Geely zbuluan modelin e parë elektrik të markës Polestar dhe lajmëruan investimin 750 milion dollarësh për të zhvilluar markën më tutje.

Është hapi i parë drejt zhvillimit të një makine elektrike me performancë të lartë dhe pozicionuar si një prej rivalëve kryesor të kompanisë në ngritje Tesla të manjatit Amerikan Elon Musk.

Makina e parë do të quhet Polestar 1, një model 600 hibrid kuaj fuqi me dy dyert dhe katër ndenjëse dhe një rang prej 144 kilometër.

Makina hyn në prodhim në 2019-ën dhe do të ndiqet nga një model plotësisht elektrik Polestar 2.

Kompania tha se konsumatorët mund të përdorin telefonët e tyre si çelësa e madje ti dërgojnë tek dikush tjetër virtualisht.

Polestar ka qenë një markë e cila është përdorur për makinat e performancës së lartë të Volvo ashtu si AMG për Mercedes dhe M për BMW.

Gjatë Verës Volvo tha se kjo markë do të prodhonte tani e tutje vetëm makina fillimisht hibride e më pas vetëm elektrike. /PCWorld Albanian

Tags >

Volvo
Lajmet e fundit>