Lajmet

VPhone: videokonferenca në një nivel të ri

Dec 28 2009
0 Shpërndarje
VPhone: videokonferenca në një nivel të ri

Saygus, një kompani e vogël e specializuar në videokonferenca pajis një ndër ofertat e planifikuara nga Verizon në USA vitin që vjen. I planifikuar për prezantim në CES 2010, VPhone është pajisja e parë telefonike që do të ofrojë videokonferenca dy-drejtimëshe në SH.B.A dhe ndër të tjera është e pajisur me një akselerometër 3D, tastierë QWERTY me rrëshqitje dhe ekran touchscreen.

Gjithashtu, VPhone do të jetë pajisja e parë e aprovuar përmes programit Open Development të Verizon, i cili promovon zhvillimin e teknologjive të reja për të shfrytëzuar rrjetin e këtij operatori. Saygus ka fituar këtë Nëntor dhe çmimin Best of Innovations në kategorinë e telefonisë wireless në Design and Engineering Awards 2010 dhe përveç aftësisë për konferenca në dy drejtimet paralelisht me nga 24-30 frame për sekondë, ky telefon mund të shërbejë si access point për tetë pajisje të tjera dhe të shkrepë foto 5 megapiksel me flash apo të shërbejë si busull ose radio FM për të prekur vetëm pak nga aftësitë e tij.

Lajmet e fundit>