Lajmet

Vrimë në Facebook që ofronte qasje të plotë në profilet e të tjerëve

Feb 24 2013
0 Shpërndarje
Vrimë në Facebook që ofronte qasje të plotë në profilet e të tjerëve

Vrima në sigurinë e rrjetit Facebook kishte arritur të gjente kohë më parë, në moshën 15 vjeçare, Denis Avdiu nga Mitrovica. Por tani është paraqitur një zhvillues uebi i cili thotë që me vrimën në siguri që e ka gjetur ai arrin të fitojë qasje të plotë në profilin e secilit përdorues të këtij rrjeti.

Por nuk keni nevojë që të shqetësoheni, pasi rrjeti Facebook tashmë ka arnuar problemin.

Fatmirësisht, zhvilluesi i cili e kishte bërë këtë gjetje, Nir Goldshlager, fillimisht e lajmëroi rrjetin shoqëror për çrregullimin dhe priti derisa të bëhej përmirësimi i këtij problemi, e pasi që ishte kryer e tërë kjo, ai e kishte bërë publik zbulimin e tij. Ai procedurën e ka shpjeguar në një postim të bërë në blog gjatë ditës së shtunë.

Në postimin e tij, ai thotë që kishte qenë në gjendje që të mashtronte shërbimin OAuth, të përdorur nga zhvilluesit për të fituar lejime të ndryshme të cilat duhet t’i kenë aplikacionet e tyre për të funksionuar – për shembull, të dhënat për vendndodhje nga faqja e profilit tuaj.

Goldshlager ishte në gjendje që të manipulonte shërbimin OAuth ashtu që një vizitor në një faqe në Facebook do të mund të fitonte qasje të plotë – në inbox, fotografi dhe video private, pa ndonjë afat kohor.

Për këtë gjë, ai kishte lajmëruar skuadrën për siguri në rrjetin Facebook dhe vrima tashmë është arnuar. Ai tregon që, shumë pjesë të këtij shfrytëzimi ndaluan së punuari nëse përdoruesi i prekur ndryshonte fjalëkalimin e llogarisë. (PC World Albanian)

facebook

Lajmet e fundit>