Lajmet

Wanderu në kërkim të biletave të lira të udhëtimit me autobuz dhe tren në Europë

Jan 26 2017
0 Shpërndarje
Edhe pse akoma nuk është i disponueshëm në Shqipëri, për ata që pëlqejnë udhëtimet me aplikacionin në fjalë mund të udhëtojnë në mbarë Europë për pak para. Wanderu në kërkim të biletave të lira të udhëtimit me autobuz dhe tren në Europë Photo Source: Wanderu

Wanderu, një prej platforma më të suksesshme e kërkimit të biletave të lira të autobuzëve dhe trenave, ka mbërritur së fundi edhe në Europë.

Edhe pse akoma nuk është i disponueshëm në Shqipëri, për ata që pëlqejnë udhëtimet me aplikacionin në fjalë mund të udhëtojnë në mbarë Europë për pak para.

Wanderu ka shtuar mëse 1,000 destinacione Europiane dge 480,000 itinerare autobuzësh dhe trenash. Që nga Spanja, Italia, Gjermania, Franca, Belgjika, Zvicra, Hollanda dhe Britania, Wanderu sjell lajme të mira për udhëtarët që duan të kujdesen për buxhetin e tyre.

Përveç ueb aplikacionit, Wanderu ofron një aplikacion edhe në platformat popullore mobile iOS dhe Android. Në 2016, Wanderu u shpall një prej 15 kompanive më të suksesshme nga revista Inc. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wanderu
Lajmet e fundit>