Biznes

WannaCry detyron Hondan të mbyllë një fabrikë prodhimi në Tokio

Jun 21 2017
0 Shpërndarje
Virusi, i cili u zbulua të Dielën, ka prekur kompani dhe firma të ndryshme në mbarë botën por jo vetëm. WannaCry detyron Hondan të mbyllë një fabrikë prodhimi në Tokio

Honda tha ditën e Mëkure se do ka ndaluar nga funksioni një fabrikë të prodhimit të automobilave pasi kishte zbuluar ransomware WannaCry në kompjuterat e saj.

Prodhuesi i njohur i makinave mbylli një fabrikë në Tokio e cila prodhonte modelet Accord, Odyssey dhe Step Vagon. Kjo fabrikë prodhon 1,000 makina në ditë.

Virusi, i cili u zbulua të Dielën, ka prekur kompani dhe firma të ndryshme në mbarë botën por jo vetëm.

Prodhimi në fabrikat e tjera të Honda nuk është ndaluar. Përhapja e WannaCry dëmtoi 200,000 kompjutera në 150 vende të botës muajin e kaluar.

Renault dhe Nissan gjithashtu janë goditur nga virusi. Kjo aleancë ndaloi prodhimin në Japoni, Britani, Francë, Rumani dhe Indi si rezultat i WannaCry. /PCWorld Albanian

Tags >

Honda
Lajmet e fundit>