Lajmet

WannaCry erdhi nga Koreja e Veriut thonë ekspertët Britanikë të sigurisë

Jun 18 2017
0 Shpërndarje
Qendra Britanike për Sigurinë Kombëtare arriti në këtë përfundim pas një hetim prej një muaji. WannaCry erdhi nga Koreja e Veriut thonë ekspertët Britanikë të sigurisë

Zyrtarët Britanikë të sigurisë besojnë se janë hakerat e Koresë së Veriut ata që fshihen pas sulmit të WannaCry duke u shkaktuar dëme qindra organizatave në 150 shtete të botës.

Qendra Britanike për Sigurinë Kombëtare arriti në këtë përfundim pas një hetim prej një muaji. Edhe zyrtarët Amerikanë kanë hedhur dyshime të forta se mund të jetë grupi Lazarus me lidhje të forta me Phenianin që kanë kryer sulmin.

Është po i njëjti grupi i cili sulmoi Sony Pictures në 2014-ën. Hakimi i këtij të fundit u bë pak përpara publikimit të filmit The Interview, një statirë me personazh kryesor liderin Koreano-Verior.

Gjatë muajit Maj WannaCry u përhap me shpejtësi përgjatë një fundjave duke bllokuar kompjuterat dhe kërkuar para në këmbim të informacioneve të koduara.

Thuhet se qëllimi i ransomware ka qenë thjesht për përfitim financiar dhe mund tu ketë dalë jashtë kontrolli hakerave. /PCWorld Albanian

Tags >

WannaCry
Lajmet e fundit>