Blog

WannaCry shpëton shoferët Australianë nga 590 gjoba trafiku

Jun 23 2017
0 Shpërndarje
Një punonjës mirëmbajtjeje, kishte ngarkuar virusin pa dijeninë e tij në rrjetin e kamerave duke përdorur një çelës USB më 6 Qershor. WannaCry shpëton shoferët Australianë nga 590 gjoba trafiku Photo Source: Getty Images

Hakerat pas virusit famëkeq WannaCry kanë ndihmuar shumë shofër autralianë të shmangin gjoba të larta.

55 kamera trafiku, shumica në Melburn, u infektuan nga ransomware i cili tronditi botën gjatë muajit Maj.

Një punonjës mirëmbajtjeje, kishte ngarkuar virusin pa dijeninë e tij në rrjetin e kamerave duke përdorur një çelës USB më 6 Qershor.

Policia më pas anuloi 590 gjoba të shpejtësisë së lartë dhe mos respektimit të semaforëve edhe pse kishte besimin e plotë se ato janë vendosur siç duhej.

“Anuluam gjobat sepse është e rëndësishme që publiku të ketë besimin 100% tek sistemit,” tha Drejtori i Policisë së rajonit Victoria Ross Guenther.

Policia zbuloi virusin javën e kaluar pas kamerat fikeshin dhe ndizeshin në mënyrë të pazakontë. Virusi infektoi 150 shtete gjatë muajit Maj.

Në mesin e të prekurve kanë qenë Shërbimi Shëndetësor Britanik, FedEx dhe Ministria e Brendshme Ruse. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>