Softuer

Wargaming.net shfaqet në Eurogamer 2011

Sep 22 2011
0 Shpërndarje
Wargaming.net shfaqet në Eurogamer 2011

Wargaming.net do të prezantojë titullin e njohur MMO World Of Tanks, të cilin pjesëmarrësit e Eurogamer 2011 do të jenë në gjendej ta luajnë në laptop të fuqishëm të Alienware, duke shijuar kualitet të jashtëzakonshëm në grafikë dhe eksperiencë argëtuese.

“Ne mezi kemi pritur paraqitjen në Eurogamer 2011” tha CEO i Wargaming.net, Victor Kisly. “Gejmerët e Britanisë janë në mesin e tankistëve më aktiv që kemi në serverët tanë dhe nuk ka vend më të mirë për t’i takuar ata sesa në ngjarjen më të madhe për gejmerë në Britani”. 

World of Tanks është e para dhe e vetmja MMO online me bazë në ekip që është e dedikuar për pjesën e armatimit të rëndë. Nëse ju luani lojën do të keni rastin që të futeni në betejat e Luftës së dytë botërore me tanke tjera anembanë botës. Arsenali juaj përfshinë më shumë se 150 mjete të blinduara prej Amerikës, Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik, të cilat janë detajuar me kujdes dhe saktësi historike. 

Një sistem fleksibil mundëson përditësim dhe avancim të mjeteve të cilat mund t’i provoni në lojë. Nëse dëshironi të lodhni kundërshtarët ju mund të shfrytëzoni tanke të shpejta dhe të lehta, ndërsa nëse dëshironi të hyni më thellë atëherë përdorni versionin më të rëndë të tyre. 

Më e rëndësishmja tek World of Tank është puna në ekip. Fitorja në ekip arrihet duke kombinuar shkathtësitë tuaja dhe ato me të cilët ju luani, duke pasur kështu secili rolin e vet në betejë. Vetëm shtoni strategjinë tuaj më të pëlqyer dhe ndërtoni një mbretëri të hekurt dhe të shprehur me autoritet të padiskutueshëm të tankeve. Bashkohuni World of Tanks në http://game.worldoftanks.eu/registration/

Lajmet e fundit>