Biznes

Waze lançon një program reklamash për bizneset e vogla

Mar 29 2018
0 Shpërndarje
Nëse shqetësohesh për mbingarkimin e aplikacionit me reklama, ia vlen të kujtojmë se Waze tashmë u ofron këto formate reklamuesve më të mëdhenj. (Phillips gjithashtu tha se Waze ka një limit prej tre markash të shfaqura në një kohë.) Gjatë testit beta, Waze Local përfundoi duke arritur një rritje mesatare prej 20 % në navigimet për bizneset që blejnë reklama. Waze lançon një program reklamash për bizneset e vogla

Me lançimin  e Waze Local, aplikacioni i navigimit në pronësi të Google, Waze u ofron bizneseve të vogla një mënyrë për t’iu prezantuar konsumatorëve në rrugë. Waze ka lejuar markat më të mëdha për të blerë reklama për vite, dhe ka testuar Waze Local që nga viti 2016. “Ka qenë një strategji graduale”, tha Matt Phillips, i cili kryeson ekipin e Waze Local. “Ne donim të arrinim atë që kemi synuar.” Ai shtoi se çelësi qëndron tek të kuptuarit e nevojave të bizneseve të vogla – si fakti se shumica e tyre janë më të interesuar në menaxhimin  e trafikut në dyqanet e tyre fizike sesa në faqet e internetit të tyre.

Siç e shpjegoi Phillips, “forma bazë e reklamës” së Waze Local është shenja e markës, e cila do të shfaqet në ekranet e përdoruesve, ndërsa ata lëvizin pranë lokacionit të një dyqani. Për disa reklamues, siç janë dyqanet e kafesë, një pin i markës mund t’i bindë shoferët që të bëjnë një ndalim të shpejtë përpara se të vazhdojnë udhëtimin e tyre. Për të tjerët, pini nuk mund të çojë në një veprim të menjëhershëm, por gjithsesi  ndihmon në ngritjen e vetëdijes.

Përveç kësaj, Waze Local u ofron reklamuesve mundësinë për të promovuar listat e tyre në rezultatet e kërkimit të Waze dhe për të arritur  atë që kompania e quan një blerje me shpejtësi zero – një reklamë e madhe në pjesën e sipërme të ekranit, e cila shfaqet vetëm kur shoferi ka bërë  një ndalesë të plotë. Reklamuesit mund të shohin të dhëna në kohë reale për mënyrën se si po performojnë fushatat e tyre. Waze do të paguhet  për reklama në bazë të CPM, dhe Phillips tha se bizneset që drejtonin fushatat më themelore mund të paguanin 2 dollarë në ditë.

Nëse shqetësohesh për  mbingarkimin e aplikacionit  me reklama, ia vlen të kujtojmë se Waze tashmë u ofron këto formate reklamuesve më të mëdhenj. (Phillips gjithashtu tha se Waze ka një limit prej tre markash të shfaqura në një kohë.) Gjatë testit beta, Waze Local përfundoi duke arritur  një rritje mesatare prej 20 % në navigimet  për bizneset që blejnë reklama.

Një nga reklamuesit e hershëm ishte Kung Fu Tea, e cila pa më shumë se 5.500 klientë që lundronin përmes Waze Local në 16 vende të Kung Fu Tea gjatë një periudhe tre mujore. Kur u pyetën nëse Google mund të lidhë Waze Local me produktet e tij të tjera të reklamave, Phillips pranoi se Waze ka disa të dhëna anonime me Google rreth gjërave si trafiku, por ai tha: “Fokusi ynë është të ndërtojmë këtë platformë për bizneset e vogla dhe të mesme … Ne jemi të lumtur me planin ashtu  siç është. ” /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>