Siguri

Web faqja e Paris Hillton përdoret për sulme në Web

Jan 13 2009
0 Shpërndarje
Web faqja e Paris Hillton përdoret për sulme në Web

Parishilton.comWeb faqja e Paris Hillton është hakuar dhe po përdoret për dërgimin e një programi Trojan të dëmshëm tek të gjithë vizitorët për të vjedhur informata të ndieshme nga kompjuterët e tyre.

Kjo ndërhyrje ishte zbuluar nga kompania për siguri në internet ScanSafe, e cila tha se Parishilton.com (faqe e cila nuk ështe e sigurtë nëse e vizitoni edhe tash) është thyer që nga e Premtja. Vizitorëve u shfaqet një dritare pop-up e cila i kërkon të shkarkojnë një softuer për të shikuar më mirë web faqen. Edhe nëse klikoni “yes” apo “no” në dritare, faqja tenton të shkarkojë programin e dëmshëm, i njohus si Trojan-Spy.Zbot.YETH.

“Dritarja pop-up drejton në një web faqe ku është i vendosur programi i dëmshëm” tha Mary Landesman, hulumtuese sigurie nga ScanSafe. Pasi të instalohet, trojani vjedh informatat tuaja online dhe provon të instalojë më shumë programe të dëmshme në kompjuterin e viktimës.

Landesman beson se ka me mijëra web faqe tjera që janë të infektuara me këtë trojan, por faqja Parishilton është një cak i mirë për shkak të numrit të vizitorëve që ka. Që gjërat të jenë edhe më keq, shumica e antiviruseve nuk e kanë identifikuar ende trojanin e servuar nga Parishilton.com.

 

 

Lajmet e fundit>