Siguri

Web shfletuesi juaj e di se ku jeni

Jan 12 2010
0 Shpërndarje
Web shfletuesi juaj e di se ku jeni

Firefox 3.5 punon me Google Location Service. Nëse vizitoni ndonjë faqe që mund të përdorë lokacionin tuaj, një lajmërim do t’ju pyesë nëse dëshironi ta lejoni apo bllokoni këtë kërkesë. Nëse e lejoni, Firefox e dërgon adresën tuaj IP dhe të dhënat për ndonjë mundësi futjeje në ndonjë rrjet wireless. Nëse klikoni “remember”, shfletuesi nuk do t’ju pyesë përsëri për atë faqe. Google pastaj dërgon lokacionet afër jush dhe Firefox i dërgon të dhënat tuaja në faqen e kërkuar. Google kurrë nuk e di se cila faqe i kërkon ato të dhëna; edhe pse përdor një ID unike për lokacionin tuaj, etiketa vendoset pa ndonjë kriter dhe ndryshohet çdo dy javë, kështu që Google nuk mund të bashkëveprojë me opsionin e shfletuesit për të ditur lokacionin tuaj.
Mund ta çaktivizoni tiparin e përcaktimit të lokacionit duke shkruar about:config në fushën e adresës dhe pastaj të shkruani geo.enabled në kutinë e filtrit. Klikojeni dy herë këtë opsion për të ndryshuar vlerat nga “true” në “false”.
Për të larguar autorizimet e dhëna për të përdorur lokacionin tuaj nga ndonjë faqe e caktuar (ose të shikoni nëse tashmë ia keni lejuar atë), vizitojeni atë faqe, klikoni ikonën e faqes afër URL-së dhe zgjidhni More Information.
Klikoni fushën Permissions dhe ndryshoni opsionin ‘Share Location’. Për të pastruar të gjitha autorizimet e dhëna në faqe (e cila do të fshijë edhe gjëra të tjera), shkoni në Tools•Clear Recent History. Zgjidhni një periudhë kohore dhe zgjidhni kutinë për Site Preferences (sigurohuni të mos zgjidhni edhe gjëra të tjera që nuk dëshironi t’i pastroni).
Shërbimi i Safari-t ju lajmëron kur vizitoni përmes iPhone se mund të përdorë GPS të pajisjes për të caktuar lokacionin tuaj, të gjejë rrjete lokale Wi-Fi ose të dhëna për rrjetet e telefonisë celulare. Programi ruan zgjidhjen tuaj për 24 orë dhe pastaj resetohet. Për të pastruar këtë opsion para kësaj kohe, shkoni në Settings dhe klikoni General dhe pastaj Reset. Zgjidhni Reset Location Warnings. Për të çaktivizuar shërbimet e lokacionit për Safari dhe aplikacionet e tjera, shkoni në Settings•General dhe çaktivizoni opsionin Location Services.
Fatkeqësisht, asnjë shfletues nuk ju tregon se çfarë bën secila faqe me të dhënat tuaja. Ashtu siç thekson Qendra për Demokraci dhe Teknologji (find.pcworld.com/63451), përdoruesit meritojnë një mënyrë më të mirë për të parë se për cilat faqe kanë pranuar të përdoren të dhënat dhe të tërheqin pëlqimin e tyre nëse dëshirojnë.
Në këtë pikë, pak web faqe e përdorin këtë opsion të përcaktimit të lokacionit, por për të shikuar opsionet e secilit shfletues në veprim, shkoni në m.flickr.com dhe zgjidhni opsionin Photos taken nearby.

MOTO: Firefox dhe Safari në iPhone mund të raportojnë vendndodhjen tuaj fizike. Por pse ju intereson ajo?
Burimi: F.48 – PC World October – Security Alert

Lajmet e fundit>