Lajmet

Webroot identifikon skedarët e sistemit në Windows si maluer, bllokon qasje në Facebook

Apr 25 2017
0 Shpërndarje
Problemi filloi kur Webroot raportonte skedarët si Win32.Trojan.Gen. Shumë skedarë u kaluan në karantinë duke bllokuar aktivitetin e sistemit operativ. Webroot identifikon skedarët e sistemit në Windows si maluer, bllokon qasje në Facebook Photo Source: Webroot

Sot është ditë e vështirë për antivirusin Webroot. Një përditësim i dërguar ditën e Hëne nga kompania bëri të antivirusi të identifikonte skedarët e sistemit të Windows si maluer, duke dëmtuar miliona sisteme në mbarë botën.

Problemi filloi kur Webroot raportonte skedarët si Win32.Trojan.Gen. Shumë skedarë u kaluan në karantinë duke bllokuar aktivitetin e sistemit operativ.

Lajmi u përhap me shpejtësi në Twitter dhe Webroot filloi të identifikonte sajte si Bloomberg dhe Facebook si uebfaqe mashtruese duke bllokuar aksesin.

Raportohet se problemi jetoi vetëm për 13 minuta ndërsa përpjekjet e kompanisë për ta adresuar u bllokuan nga volumi i lartë i klientëve që kërkonin zgjidhje.

Kompania, e cila thotë se ka 30 milion përdorues, deri tani ka adresuar problemin për softuerët Home Edition dhe Business Edition. /PCWorld Albanian

Tags >

Webroot
Lajmet e fundit>