Vëzhgim

Webroot Secure Backup mund shërbimet falas

Jan 9 2009
0 Shpërndarje
Webroot Secure Backup mund shërbimet falas

altKëto ditë mund të gjeni faqe që ofrojnë 2GB hapësirë online për backup falas dhe mendoni se konkurrenca e këtyre shërbimeve falas është e vështirë. Por shumë njerëzve, për të dhënat e tyre të rëndësishme, i duhet më shumë hapësirë sesa ajo që ofrojnë shërbimet falas.

Kjo është pjesa e tregut ku Webroot Secure Backup synon të ofrojë mundësitë e veta për hapësirë. Webroot nuk ofron llogari falas dhe pakoja e tyre 30$ në vit për 2GB dhe 40$ në vit për 5GB nuk janë edhe aq tërheqëse, kur krahasohen ofertat për 2GB falas nga konkurrentët Mozy dhe Fabrik. Por Webroot ofron 10GB për një çmim prej 50$ në vit dhe ju kursen 10$.Krahas niveleve të tyre falas si Mozy edhe Fabrik ofrojnë backup të pakufi zuar për 60$ në vit. Webroot përfshin tipare që Fabrik dhe Mozy nuk i kanë, si për shembull, mundësia për të krijuar dhe shpërndarë dosje të mbrojtura me fjalëkalim. Një tjetër plus është që mund t’i ruani të dhënat në një disk lokal dhe në hapësirën online të Webroot.

Për dallim nga konkurrentët e vet, Webroot nuk krijon disqe virtualë brenda në Explorer. Në vend të kësaj, operacionet e kthimit ndodhin nga klienti backup ose përmes internetit. Kopjet e mia backup shkuan pa ndonjë pengesë duke përdorur Webroot. Pasi siguria nuk është problem, mund ta bazoni zgjidhjen e shërbimit në baza ekonomike dhe në tipare që ju duhen. Nëse dëshironi të ndani dosjet dhe keni të dhëna mes 5GB dhe 10GB për backup, Webroot Secure Backup ia vlen.

Lajmet e fundit>