Lajmet

WeChat sjell veçorinë e përkthimit të mesazheve në aplikacionin në Android

Jun 24 2014
0 Shpërndarje
WeChat sjell veçorinë e përkthimit të mesazheve në aplikacionin në Android

WeChat-Android-Translate-730x623WeChat ka sjellë një veçori të re përkthimi për aplikacionin e saj në iOS muajin e kaluar, dhe përdoruesit Android më në fund munden ta kenë edhe ata.

Ngjashëm më mënyrën e funksionimit në aplikacionin e iOS, përdoruesit e WeChat thjesht duhet të klikojnë gjatë mbi një mesazh dhe më pas të klikojnë mbi ikonën e shigjetës në anën e djathtë për të aktivizuar këtë mjet që bën të mundur përkthimin. Sapo ju të klikoni “Përkthe”, teksti do të konvertohet në gjuhën tuaj që keni përzgjedhur.

Aplikacion aktualisht ofron veçorinë e përkthimit për më shumë se 20 gjuhë të botës përfshi gjuhën kineze, franceze, spanjolle dhe Bahasa (indoneziane). Përditësimi më i fundit në WeChat gjithashtu sjell më shumë privatësi në bashkëbisedimet në grup duke prezantuar veçorinë e grupeve me kod.

Pjesëmarrësit në këtë bashkëbisedim në grup duhet të vendosni një kod katër shifror përpara se të kenë akses në çdo bashkëbisedim privat në grup e cila do të ishte mjaft e dobishme nëse dikush tjetër përdor telefonin tuaj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>