Lajmet

WeChat vjen në desktop me lëshimin e klientit për Mac

Mar 1 2014
0 Shpërndarje
WeChat vjen në desktop me lëshimin e klientit për Mac

WeChat-MacTani është bërë shtimi i një rruge ekstra për të komunikuar për përdoruesit e shërbimit të popullarizuar të dërgimit të porosive WeChat– përgjatë një klienti për Mac që sapo është lëshuar.

I lajmëruar në llogarinë e vet zyrtare Weibo, klienti për Mac i WeChat tani është në dispozicion në anglisht dhe gjuhën kineze dhe sjell ndërfaqen e WeChat në një vendosje të rregulluar për Mac. Ju duhet ta keni Mac OS X 10.7 (Lion) ose ndonjë version më të ri për ta instaluar klientin.

Një version uebi i WeChat ka qenë tashmë në dispozicion për përdoruesit për të biseduar në PC-të e tyre – e tëra që duhet të bëni është ta skanoni një kod QR për të sinkronizuar versionin tuaj mobil me shfletuesin, por kjo është hera e parë që një klient për desktop është paraqitur.

Në vend se të ofrojë më tepër opsione për përdoruesit dhe që ta bëjë më të lehtë bisedën përgjatë platformave, lëvizja e WeChat e sjell atë më afër në linjë me rivalin e vet nga Japonia Line, që tashmë ka klientët për deskotp për përdoruesit e Mac-ut dhe Windows-it.

Përdoruesit e Windows-it duhet të presin për radhën e tyre. Një zëdhënës i WeChat thotë që kompania është duke shikuar për të, kështu që një klient i WeChat për Windows mund të vijë në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>