Siguri

Wesley Clark thotë se cyber-sulmet duhet stopuar

Jun 24 2010
0 Shpërndarje
Wesley Clark thotë se cyber-sulmet duhet stopuar

Sipas Gjeneralit Clarck, SHBA momentalisht posedon edhe teknologjinë edhe mjetet për të ndaluar sulmet e vazhdueshme të kriminelëve.

“Detyra e tanishme është sesi të vendosen këto asete, dhe sa më shpejtë që kjo do të bëhet aq më mirë do të jetë për të gjihë” tha Clark para një audience të specialistëve të sigurisë në National Press Club.

Ai theksoi se mijëra cyber-sulme veçse janë lansuar kundër agjencione kyçe qeveritare, siç është Departamenti i Mbrojtjes, Departamenti i Shtetit, i Thesarit, etj.

Sulme të koordinuara gjithashtu kanë pasur si cak edhe rrjetet elektrike dhe infrastruktura tjera kritike pëgjatë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Është e dukshme se siguria dhe ekonomia e vendit janë në rrezik. Kjo mund t’i shkaktojë telashe SHBA-së dhe të gjithë aleatëve tanë nëpër botë. Ne nuk duhet të shpenzojmë kohë. Tani është koha për veprime” tha ai.

Lajmet e fundit>