Biznes

Western Digital dhe Toshiba pranë akordit 17.3 miliard dollarësh

Aug 28 2017
0 Shpërndarje
Një grup i përbërë nga Western Digital, KKR&Co dhe disa investitorë Japonezë kanë ofruar 17.3 miliard dollar raportoi agjencia. Western Digital dhe Toshiba pranë akordit 17.3 miliard dollarësh

Sagës së shitje të biznesit të çipeve të Toshiba duket se i ka ardhur fundi pas raportimit të agjencisë së lajmeve Reuters se shefi ekzekutiv i Western Digital ishte për një vizitë në Tokio ku do të finalizojë marrëveshjen.

Prej muajsh gjigandi Japonez Toshiba është në bisedime për shitjen e biznesit të çipeve të memorjes për të rikuperuar humbjet kolase nga biznesi nuklear në SHBA.

Një grup i përbërë nga Western Digital, KKR&Co dhe disa investitorë Japonezë kanë ofruar 17.3 miliard dollar raportoi agjencia.

Pritet që marrëveshje të jetë finalizuar më 31 Gusht kur do të mbahet takimi i parë i bordit. Disa drejtues të kompanisë kishin refuzuar vazhdimisht ofertat nga Western Digital.

Toshiba dhe Western Digital janë prodhuesi i dytë dhe i tretë më i madh në botë i çipeve NAND. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>