Biznes

Western Digital ofron 25 miliard dollar për biznesin e çipeve të Toshiba

Jun 11 2017
0 Shpërndarje
Toshiba kërkon 2.2 trilion yen për biznesin e saj në mënyrë që të rikuperojë humbjet nga falimentimi i biznesit nuklear në SHBA. Western Digital ofron 25 miliard dollar për biznesin e çipeve të Toshiba Photo Source: Reuters

Toshiba ka favorizuar rivalin e Western Digital, Broadcom, i cili është edhe blerësi më i mundshëm i biznesit të çipeve.

Toshiba kërkon 2.2 trilion yen për biznesin e saj në mënyrë që të rikuperojë humbjet nga falimentimi i biznesit nuklear në SHBA.

Western Digital, një prej partnerëve më të afërt të Toshiba ndër vite, nuk favorizohet nga japonezët edhe pse ka patur raportime se është arritur një marrëveshje.

Por dy kompanitë përtej bashkëpunimit kanë përfunduar edhe në përballje direkte. Western Digital akuzon Toshiba-n se ka shkelur disa kontrata.

Nga ana tjetër Toshiba frikësohet se blerja nga Western Digital do të dërgojë teknologjinë e kompanisë Japoneze tek Kinezët.

Nisur nga kjo situatë Western Digital dërgoi ofertën në 25 miliard dollar. Gjithashtu ka premtuar 39 miliard dollar investime në hulumtim dhe zhvillim në ekonominë lokale. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>