Harduer

Western Digital sjell një model 10 Terabajt të familjes WD Purple

Apr 6 2017
0 Shpërndarje
Hardisqet në fjalë janë dizenjuar për tu përdorur 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë dhe mund të mbajnë deri në 180TB çdo vit. Western Digital sjell një model 10 Terabajt të familjes WD Purple Photo Source: Western Digital

Ditën e Mërkure Western Digital lançoi një model 10 Terabajt të linjës WD Purple të hardisqeve për aplikacionet e mbikëqyrjes. Ky model i bashkohet tetë të tjerëve që fillojnë nga 500GB deri në 8TB.

Hardisqet në fjalë janë dizenjuar për tu përdorur 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë dhe mund të mbajnë deri në 180TB çdo vit.

Secili prej hardisqeve WD Purple ofrojnë mbështetje për 64 kamera HD në një sistem të vetëm mbikëqyrje.

Në tërësi, familja WD Purple i përket klasit 5,400 rpm dhe ka një madhësi prej 3.5 inç me porta SATA 3 me kapacitet 6 Gbps.

Ato bazohen në teknologjinë IntelliSeek për performancë optimale. Sipas Western Digital kjo teknologji redukton dëmin që mund ti shkaktohet hardisqeve nga shpejtësitë e kërkimit të të dhënave duke përllogaritur shifrën optimale dhe reduktuar konsumin, zhurmat dhe vibrimin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>