Lajmet

Western Union sjell transfertat ndërkombëtare të parave në Facebook Messenger

Apr 19 2017
0 Shpërndarje
Roboti u prezantua në Konferencën vjetor F8 të Facebook e cila po mbahet më 18-19 Prill në Kaliforni. Në 2016-ën Western Union ka transferuar mëse 80 miliard dollar në mbarë botën. Western Union sjell transfertat ndërkombëtare të parave në Facebook Messenger Photo Source: Western Union

Kompania e njohur e transfertave të parave Western Union lançoi një robot komunikimit në Facebook Messenger përmes të cilit përdoruesit mund të transferojnë para nga Shtetet e Bashkuara në drejtim të 200 vendeve të botës.

Roboti u prezantua në Konferencën vjetore F8 të Facebook e cila po mbahet më 18-19 Prill në Kaliforni. Në 2016-ën Western Union ka transferuar mëse 80 miliard dollar në mbarë botën.

Facebook Messenger është një prej alternativave moderne të transferimit të parave për Western Union. Mbi 60% e transfertave dixhitale të parave kryhen përmes një pajisje mobile tha kompania.

Western Union hyn në këtë treg dy muaj pas konkurrentit TransferWise me një robot komunikimi në Messenger. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>