Lajmet

WeTransfer lançon aplikacionin për Android

Aug 22 2014
0 Shpërndarje
WeTransfer lançon aplikacionin për Android

WeTransfer-Android-app_medium-size-798x310Në muajin mars të këtij viti, WeTransfer lançoi një aplikacion për pajisjet me platformën iOS duke u bërë të mundur përdoruesve që të dërgojnë të dhëna me madhësi deri në 10 GB falas pa pasur nevojë për regjistrim. Tashmë aplikacioni është i disponueshëm edhe për pajisjet Android gjithashtu.

Teksa ndjek hapat e lançimit të aplikacionit në iOS, ky i fundi aktualisht është më tolerant në Android sepse ju lejon të dërgoni të dhëna brenda sistemi operativ thjesht duke klikuar butonin “Share” duke mos qenë e nevojshme të hapet aplikacioni WeTransfer.

Përveç mbështetjes për dërgimin e të dhënave, aplikacioni Android gjithashtu bën të mundur ti bëni një ndalesë ngarkimeve dhe më pas të rifilloni aty ku ishte më parë. Po ashtu ju mund t’ju dërgoni të dhëna përmes WeTransfer edhe njerëzve direkt nga lista e kontakteve. Nëse ju dëshironi të ruani të dhënat që keni dërguar, ekziston një opsion e pagesës i quajtur WeTransfer Plus dhe kushton 10 Euro në muaj ku mund të ruani deri në 50 GB.

Teksa ky shërbimi është mjaft i dobishëm dhe është diçka interesante të shohim sesi po e përhap ekosistemin e tij përmes aplikacioneve, në fushën mobile ndarja e fotove dhe video mund të bëhet edhe përmes shumë shërbimeve të tjera të ngjashëm të hapësirës online. Gjithsesi shumë pak ofrojnë një mbështetje për të dhëna me një madhësi të lartë siç ofron WeTransfer. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>