Analiza

WhatsApp arrin në 1.5 miliard përdorues, 60 milion mesazhe të dërguara çdo ditë

Feb 1 2018
0 Shpërndarje
Atë kohë shërbimi kishte vetëm 450 milion përdorues aktivë në muaj dhe 315 milion përdorues aktivë në ditë. WhatsApp arrin në 1.5 miliard përdorues, 60 milion mesazhe të dërguara çdo ditë

Blerja 19 miliard dollarëshe e WhatsApp sot më shumë se kurrë ngjan me një lëvizje të zgjuar.

CEO Mark Zuckerberg publikoi të ardhurat e tre mujorin e fundit të 2017-ës dhe WhatsApp tashmë ka 1.5 miliard përdorues dhe 60 milion mesazhe të dërguara në ditë.

Në Korrik WhatsApp kishte 1.3 miliard përdorues aktivë në muaj dhe 1 miliard përdorues aktivë ditorë.

Kjo rritje masive duket se ja ka vlejtur për 19 miliard dollarët e shpenzuara nga Facebok në 2014-ën.

Atë kohë shërbimi kishte vetëm 450 milion përdorues aktivë në muaj dhe 315 milion përdorues aktivë në ditë.

Zuckerberg tha gjithashtu se Instagram dhe WhatsApp janë aplikacioni i parë dhe i dytë më popullor në shpërndarjen e historive. Secili ka 300 milion përdorues aktivë ndërsa Snapchat vetëm 178 milion.

Shumë besuan se Facebook kishte gabuar me blerjen e WhatsApp pa pasur në konsideratë se komunikimi është një prej aktiviteteve kryesore në platformat mobile.

Me linçimin e WhatsApp Business, Facebook pritet të monetizojë platformën dhe të përfitojë nga baza e gjërë e përsoruesve. /PCWorld Albanian

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>