Lajmet

WhatsApp i bashkohet Youtube dhe Google Duo me opsionin “picture-in-picture”

Jul 21 2017
0 Shpërndarje
Aktualisht vetëm Youtube dhe Duo e kanë patur këtë veçori, dhe mesa duket WhatsApp është pranë adoptimit. WhatsApp i bashkohet Youtube dhe Google Duo me opsionin “picture-in-picture”

Një prej veçorive më të spikatura të Android është “picture-in-picture(PiP).” Ky funksionalitet bën të mundur shfaqen e dy aplikacioneve njëherazi në ekranin e telefonit dhe operimin e tyre normal pa asnjë pengesë.

Aktualisht vetëm Youtube dhe Duo e kanë patur këtë veçori, dhe mesa duket WhatsApp është pranë adoptimit.

Versioni më i fundit beta i aplikacionit, 2.17.265, tashmë e ofron këtë funksionalitet. Ndryshe nga Youtube, implementimi i WhatsApp nuk është dizajnuar thjesht për zbavitje siç është luajtja e një videoje por për kryerjen e disa proceseve njëherazi.

Ashtu si Google Duo, PiP përdoret nga WhatsApp për të mbajtur aktive një video thirrje pavarësisht asaj çfarë po bën përdoruesi.

Kur përdoruesit largohet nga WhatsApp, dritarja e video thirrjes ngelet e hapur. Funksionaliteti është i aktivizuar automatikisht, mjafton të jeni një testues beta. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>