Lajmet

WhatsApp dhe Skype pritet ti nënshtrohen një rregullore të re Europiane të sigurisë

Dec 12 2016
0 Shpërndarje
WhatsApp dhe Skype pritet ti nënshtrohen një rregullore të re Europiane të sigurisë

A 3D printed Whatsapp  logo is seen in front of a displayed Facebook logo in this illustration takenPlatformat e komunikimit si Skype i Microsoft apo WhatsApp i Facebook do të përballen me rregulla të ashpra për mënyrën sesi trajtojnë të dhënat e konsumatorëve me hyrjen në fuqi të ligjeve të reja të sigurisë propozuar nga Komisioni Europian.

Një raport i agjensisë së lajmeve Reuters, krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian kërkon të aplikojë disa rregulla të vlefshme aktualisht vetëm për operatorët e telekomunikacionit. Duke filluar nga 2018-ta, shërbimet të tilla duhet të garantojnë kofidencialitetin e plotë të përdoruesve.

Kompanitë e telekomunikacionit prej vitesh ankohen se kompani si Alphabet, Microsoft dhe Google pavarësisht se ofrojnë shërbime të ngjashme i nënshtrohen një rregullore më të lehtë.

Por rregullorja nuk përfshin vetëm gjigandët e internetit sepse sipas Reuters, kompanitë e telekomunikacionit të cilat nuk janë lejuar në të kaluarën të përdorin të dhënat e konsumatorëve për të gjeneruar më shumë të ardhura, do të kenë mundësi ti përdorin ato por me miratimin e tyre citon draft propozimi i Komisionit Europian.

Gjithashtu uebsajtet nuk do të kërkojnë më miratimin e përdoruesve për aplikimin e “Cookie” nëse ata e lejojnë diçka të tillë përmes konfigurimit të shfletuesit.

Propozimi pritet të publikohet zyrtarisht nga Komisioni Europian në Janar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>