Lajmet

WhatsApp dhe Telegram adresojnë dy probleme kritike sigurie në aplikacionet e tyre

Mar 15 2017
0 Shpërndarje
WhatsApp dhe Telegram adresuan disa probleme sigurie në aplikacionet e tyre të zbuluara nga disa hulumtues sigurie me potencialin për të kompromentuar llogaritë e përdoruesve. WhatsApp dhe Telegram adresojnë dy probleme kritike sigurie në aplikacionet e tyre Photo Source: Reuters

Hulumtuesit e Check Point Software Technologies zbuluan problemet në mënyrën sesi aplikacionet përpunonin disa lloje skedarësh pa i verifikuar nëse përmbanin maluerë.

Problemet e sigurisë janë një gjë e rallë tek aplikacionet mobile kjo për shkak të enkriptimit të lartë që përmbajnë për të cilin janë kritikuar ashpër nga agjencitë e zbatimit të ligjit.

Hulumtuesit kishin arritur të dërgonin maluerë të cilët dukeshin si një foto e zakonshme nga versionet në ueb të aplikacioneve. Në rastin e WhatsApp, sapo përdoruesi hapte skedarin, hulumtuesit mund të hynin në memorjen lokale të përdoruesit dhe të qaseshin në llogarinë e tij. Prej aty ata mund të dërgonin maluerë të gjitha kontakteve të tjera.

Ndërsa problemi që prekte Telegram kërkonte një sjellje të pazakontë nga viktima si klikimi mbi një video me të djathtën dhe hapjen e saj në një tab të ri.

Nuk ka prova të cilat tregojnë se sulme të ngjashme janë ndërmarrë në të vërtetë. /PCWorld Albanian

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>