Lajmet

WhatsApp është duke testuar shërbimin e thirrjeve me zë në Android

Feb 2 2015
0 Shpërndarje
WhatsApp është duke testuar shërbimin e thirrjeve me zë në Android

WhatsApp_VoiceOpsioni i shumëpritur i thirrjeve me zë në WhatsApp është në fazat përfundimtare dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdorusit. WhatsApp e ka testuar këtë opsion në një grup të përzgjedhur përdoruesish Android.

Një tyre shkroi në reddit se ky opsion ishte i disponueshëm në telefonin e tij dhe një testues tjetër e kishte telefonuar më parë. Madje ai publikoi dhe disa pamje të gjatë kryerjes se një thirrjeje me zë në WhatsApp.

Nga imazhet duket se ndërfaqja është e ndarë në tre seksione; telefonatat, mesazhet dhe kontaktet. Gjatë një telefonate shfaqen opsionet e zakonshme të një telefonate. Deri më tani ky duket të jetë një program testimi tepër i limituar.

Nëqoftëse ky testim rezulton i suksesshëm atëherë prisni që shumë shpejt shërbimi i thirrjeve me zë të jetë i disponueshëm dhe në telefonin tuaj. Si fillim kompania premtoi lançimin e këtij opsioni në vitin 2014 por për shkak të disa probleme teknike ai u shtye për në 2015. (PCWorld Albanian)

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>