Lajmet

“WhatsApp” i disponueshëm tashmë edhe në BlackBerry 10

Mar 14 2013
0 Shpërndarje
“WhatsApp” i disponueshëm tashmë edhe në BlackBerry 10

“WhatsApp” është i disponueshëm për Blackberry 10, që do të thotë se përdoruesit dë të kenë mundësinë tjetër për marrjen dhe dërgimin e mesazheve, ku kjo e fundit realizohet pa pagesë.

Me “WhatsApp” për BlackBerry përdoruesit kanë mundësi të shkëmbejnë mesazhe edhe me përdorues të tjerë pa pasur rëndësi platforma që ata janë duke përdorur, mjafton që pajisja të ketë të aktivizuar transferimin e të dhënave ose të disponojë lidhje Wi-Fi.

Aplikacioni mundëson lajmërimin e menjëhershëm të përdoruesit për mesazhet që i janë dërguar si dhe integrohet plotësisht me listën e kontakteve të Blackberry-t.

Pavarësisht që për përdoruesit e iOS dhe Android ky mund të jetë një lajm tepër i zakonshëm pasi e disponojnë këtë shërbim prej kohësh, shtimi i një platforme të re do të ketë ndikim edhe tek ata.

Vlera e “WhatsApp” ka qene gjithmonë lidhja e përdoruesve të platformave të ndryshme dhe tani që edhe përdoruesit e Blackberry 10 i bashkohen këtij grupi të gjithë do të jenë disi më të fuqishëm.

Vjen Skype 6.2 për Windows dhe Mac

Kjo gjë pritej që në momentin e lançimit të BlackBerry 10, megjithatë tani është zyrtare. Duke nisur që dje “WhatsApp” mund të shkarkohet edhe nga BlackBerry World Store. (PCWOrld Albanian)

WhatsApp Z10

Lajmet e fundit>