Lajmet

WhatsApp identifikon bizneset me tiketa jeshile

Aug 29 2017
0 Shpërndarje
Tiketat jeshile janë pjesë e një përpjekje për ti bërë bizneset të duken më të besueshme në aplikacionin mobil por mund të inkurajojë edhe bizneset ti bashkohen platformës. WhatsApp identifikon bizneset me tiketa jeshile

Llogaritë e biznesit në WhatsApp do të kenë simbol dallues ngjitur me informacionin e kontaktit të tyre në formën e një tiketë në ngjyrë jeshile.

Deri ditën e sotme verifikimi i bizneseve ka qenë i kufizuar për një numër të vogël biznesesh që ishin pjesë e një programi pilot.

Nëse një numër telefoni i përket një llogarie biznesi, menjëherë do të marrë verifikimin “jeshil” siç i referohet WhatsApp.

Një tjetër mënyrë sesi të mësoni nëse po flisni me një biznes është përmes flluskave të tekstit në ngjyrë të verdhë.

Këto tekste mund të fshihen sipas WhatsApp. Në tërësi përdoruesit mund të fshijnë mesazhet dhe komunikimin gjatë një bisede normale, por WhatsApp do të imponojë ruatjen e bisedave me bizneset e verifikuara.

Tiketat jeshile janë pjesë e një përpjekje për ti bërë bizneset të duken më të besueshme në aplikacionin mobil por mund të inkurajojë edhe bizneset ti bashkohen platformës.

Gjithashtu është një tjetër veçori e cila ka qenë pjesë e Facebook për faqet e biznesit. Dy platformat me kalimin e viteve kanë filluar të afrohen me njëra tjetrën. Javën e kaluar edhe përdoruesit e WhatsApp mund të publikonin statuse shumëngjyrëshe ashtu si në Facebook. /PCWorld Albanian

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>