Lajmet

WhatsApp kthehet përsëri në Windows Store

Jun 2 2014
0 Shpërndarje
WhatsApp kthehet përsëri në Windows Store

23256-thumbPas afro dy javësh larg të platformës, aplikacioni WhatsApp për Windows Phone është kthyer përsëri në Windows Store pas bashkëpunimit mes WhatsApp dhe Microsoft-it.

WhatsApp u tërhoq nga Windows Store për shkak të disa problemeve teknike të pa specifikuara, megjithëse përflitej se këto probleme kishin të bënin me mënyrën sesi njoftimet trajtoheshin në versionin më të fundit të Windows Phone.

Ky problem u shfaq pas përditësimit të platformës mobile të Microsoft-it me GDR3 ose siç quhet ndryshe version Windows Phone Black. Microsoft iu bashku WhatsApp për zgjidhjen e këtyre problemeve teknike dhe kthimin edhe njëherë të aplikacionit popullor të shkëmbimit të mesazheve.

WhatsApp për Windoës Phone. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>