Lajmet

WhatsApp lançoi audio dhe video thirrjet në grup

Jul 31 2018
0 Shpërndarje
Funksioni që bën thirrje grupi mbështet deri në katër persona njëkohësisht, pavarësisht se ku janë këta njerëz. WhatsApp lançoi audio dhe video thirrjet në grup

Duke u kthyer pas në kohë, në konferencën e zhvilluesve F8 të Facebook në Maj, WhatsApp njoftoi se do të sillte thirrjet në grup me mbështetje zanore dhe video më vonë këtë vit.

Tani, WhatsApp thotë se, duke filluar nga sot, funksioni është i gatshëm për përdoruesit e gjithë botës në iOS dhe Android.

Funksioni që bën thirrje grupi mbështet deri në katër persona njëkohësisht, pavarësisht se ku janë këta njerëz.

Thirrjet janë gjithashtu të enkriptuara, si të gjitha bisedat në platformë. Më herët këtë vit, WhatsApp njoftoi se ka 1.5 miliard përdorues aktivë mujorë, kështu që interesi duket të jetë i lartë.

WhatsApp lançoi së pari bisedat me zë në vitin 2014 dhe më pas bisedat me video në vitin 2016, dhe tani përdoruesit e tij harxhojnë gjithsej 2 miliardë minuta në ditë duke folur në telefon. /PCWorld Albanian

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>