Lajmet

WhatsApp mbërrin edhe në desktop në formën e një aplikacioni uebi

Jan 22 2015
0 Shpërndarje
WhatsApp mbërrin edhe në desktop në formën e një aplikacioni uebi

whatsappNëse jeni ndër ata 600 milion përdoruesit e WhatsApp dhe nëse ndiheni të lodhur nga përdorimi i këtij aplikacioni vetëm nga telefoni atëherë kemi një lajm të mirë për ju. WhatsApp tashmë është i disponueshëm dhe në formatin ueb momentalisht vetëm në Google Chrome.

Për të patur akses në profilin tuaj të WhatsApp njëlloj si në aplikacionin për telefona, në uebfaqen web.WhatsApp.com ju duhet të kyçeni me kodin QR që përdorni në aplikacionin për telefona. Kjo është një iniciativë mjaft e dobishme pasi dhe ky version uebi i aplikacionit WhatsApp funksionon përmes numrit tuaj të telefonit dhe mesazhit konfirmues.

Aplikacioni në ueb mund të përdoret vetëm përmes telefonëve Android, Windows Phone dhe BlackBerry ndërkohë që për iOS akoma nuk është i disponueshëm si rezultat i disa kufizimeve të platformës të vendosura nga Apple. Ky aplikacion uebi është i lidhur ngushtë me aplikacionin mobil në telefonin tuaj dhe nëse ju e mbyllni këtë të fundit atëherë nuk do të keni më akses as në faqen ueb të WhatsApp. (PCWorld Albanian)

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>