Lajmet

WhatsApp më në fund tregon kohën kur bashkëbiseduesi ka lexuar mesazhet

Nov 6 2014
0 Shpërndarje
WhatsApp më në fund tregon kohën kur bashkëbiseduesi ka lexuar mesazhet

IMG_20141105_172522-730x515Nëse ju jeni një përdorues i WhatsApp, tashmë mund të shihni një ndryshim të vogël, por i rëndësishëm për aplikacionin e shkëmbimit të mesazheve. Siç u theksua nga 9to5Mac, aplikacioni tashmë ndriçon shenjën e dyfishtë që sinjalizon dërgimin e mesazhit kur një mesazh është lexuar.

Shumica e përdoruesve kanë keqinterpretuar shenjën e dyfishtë që shfaqet ngjitur me mesazhin duke menduar se ajo sinjalizon se përmbajtja është shikuar, por jo. Në realitet ikona e dyfishtë tregon se mesazhi i dërguar ka mbërritur tek përdoruesi. Tashmë ngjyra blu shton një tjetër informacion duke treguar edhe kohën kur mesazhi shikohet nga marrësi.

Për më shumë informacion mjafton të mbani shtypur me gishtin tuaj mesazhin për të akesuar informacionet e tij, i cili detajon kohët kur është dërguar dhe marrë mesazhi. Sigurisht ekziston një indikator me togfjalëshin “herën e fundit kur është parë”, por shenja ngjyrë blu është një mesazh më direkt. (PCWorld Albanian)

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>