Lajmet

WhatsApp më në fund lejon përdoruesit të tërheqin mesazhet e dërguara

Oct 27 2017
0 Shpërndarje
Për të fshirë një mesazh të dërguar mjafton të mbani të shtypur mbi një rresht dhe të përzgjidhni opsionin Delete nga menuja e më pas Delete for Everyone. WhatsApp më në fund lejon përdoruesit të tërheqin mesazhet e dërguara

Veçoria e shumëpritur e tërheqjes së mesazheve të dërguar anë WhatsApp ka mbërritur më në fund.

Ka qenë në zhvillim prej muajsh dhe tashmë ka filluar të lançohet për përdoruesit.

Funksionaliteti i cili quhet “Delete for Everyone” është referuar në të kaluarën edhe si “Recall” dhe “Revoke.”

Nëpërmjet tij përdoruesit mund të fshijnë mesazhet e dërguara duke i hequr përgjithnjë nga biseda për ju dhe bashkëbiseduesin tjetër.

Në mënyrë që të funksionojë edhe ju por edhe marrësi duhet të ketë të aktivizuar versionin më të fundit të WhatsApp dhe funksion vetëm për mesazhet e dërguara shtatë minutat e fundit.

Pasi ky afat të ketë kaluar, ai mesazh nuk mund të fshihet më. “Delete for Everyone” funksionon për çfarëdo lloj mesazhi përfshirë tekstet, imazhet, videot, GIF dhe dokumentet.

Për të fshirë një mesazh të dërguar mjafton të mbani të shtypur mbi një rresht dhe të përzgjidhni opsionin Delete nga menuja e më pas Delete for Everyone.

WhatsApp tha se do të njoftoheni nëse një mesazh nuk është fshirë. Gjithashtu paralajmëron përdoruesit nëse marrësi e ka lexuar mesazhin. /PCWorld Albanian

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>