Analiza

WhatsApp numëron 1 miliard përdorues në ditë ndërsa kloni i Snapchat 250 milion

Jul 27 2017
0 Shpërndarje
I gjithë ky angazhim me historitë dhe thirrjet audio e video kanë dërguar 1 miliard numërin e përdoruesve aktivë në ditë të WhatsApp dhe 1.3 miliard në muaj. WhatsApp numëron 1 miliard përdorues në ditë ndërsa kloni i Snapchat 250 milion

Facebook është duke fituar garën me Snapchat. WhatsApp Status, versioni i historive të Snapchat, tashmë numëron 250 milion përdorues aktivë në ditë.

Edhe Instagram Stories numëron 250 milion përdorues aktivë në ditë ndërsa Snapchat ka 166 milion përdorues të aplikacionit.

I gjithë ky angazhim me historitë dhe thirrjet audio e video kanë dërguar 1 miliard numrin e përdoruesve aktivë në ditë të WhatsApp dhe 1.3 miliard në muaj.

E thënë ndryshe 76% e përdoruesve në total të WhatsApp e përdorin atë çdo ditë. WhatsApp dërgon 55 miliard mesazhe në ditë, 4.5 miliard foto dhe 1 miliard video.

Kur u ble nga Facebook në 2014-ën WhatsApp kishte 350 milion përdorues në ditë dhe 450 milion në muaj. Ndërsa sot blerja 19 miliard dollarëshe e tij mund të mos duket çmenduri.

Rritja e shpejtë e WhatsApp Status në vetëm 6 muaj që kur debutoi në Shkurt tregon hapësirat që ka lënë Snapchat në treg duke u fokusuar vetëm në SHBA dhe jo mbarë botën. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>