Lajmet

WhatsApp për Android merr një opsion të ri për privatësinë

Mar 12 2014
0 Shpërndarje
WhatsApp për Android merr një opsion të ri për privatësinë

WhatsApp_Logo_Sketches-578-80WhatsApp për Android ka marrë një përditësim që paraqet një opsion të ri të privatësisë dhe një veçori mjaft interesante – mundësinë për ta paguar abonimin e një shoku në WhatsApp.

E vërejtur së pari nga Android Police, përditësimi i fundit iu mundëson të ndryshoni statusin “last seen” (“parë së fundi”) dhe fotografinë e profilit dhe e rrit historinë e porosive që mund t’i dërgoni. Ai po ashtu ju ofron një shkurtesë të kamerës për dërgim më të shpejt të fotografive dhe tani ofron pamje të mëdha të videove brenda një chat-i.

Sidoqoftë, ajo që vërehet më së tepërmi është që përdoruesit e WhatsApp-it në Android tani mund të paguajnë për abonimet e shokëve të tyre në të njëjtën platformë mobile, e po ashtu edhe ata që janë duke e përdorur këtë aplikacion në iOS, Windows Phone dhe BlackBerry.

Aplikacioni për biseda është falas për t’u shkarkuar dhe për t’u përdorur për 12 muajt e parë, pas të cilës kohë kërkohet të bëhet një pagesë e brendshme prej 0.99 dollarësh pas kësaj. Kjo do të mund të ishte mënyra se si WhatsApp i përkrah përdoruesit të promovojnë shërbimin tek shokët e tyre – dhe t’i mbajnë ata në të njëjtën platformë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>