Lajmet

WhatsApp përqafon fotografinë me tre veçori të reja në iOS

Jun 7 2017
0 Shpërndarje
Ditën e sotme Facebook lançoi tre veçori të reja në aplikacionin iOS të WhatsApp. WhatsApp përqafon fotografinë me tre veçori të reja në iOS

Kamera është tastiera e re dhe WhatsApp nuk dëshiron të ngelet pas. Ndërsa aplikacioni simotër Instagram po lufton me Snapchat në fotografi, WhatsApp po përpiqet të popullarizojë komunikimin vizual.

Ditën e sotme Facebook lançoi tre veçori të reja në aplikacionin iOS të WhatsApp.

  • Filtrat – Përdoruesit mund të shtojnë një prej pesë efekteve të reja në fotot, videot dhe imazhet GIF brenda WhatsApp apo të korrigjojnë ambientin me dritë të pakët. Pas fotoja të jetë realizuar, përdoruesit mund të përzgjedhin mes efekteve pop, zezë, bardhë, ngrohtë, chrome apo film.
  • Albumet – Kur përdoruesit dërgojnë katër ose më shumë foto dhe video, WhatsApp automatikisht do ti grupojë ato në albume. Marrësit mund ti hapin albumet dhe të shfletojnë fotot në ekran të plotë.
  • Replikat – Tashmë mund të dërgoni një përgjigje ndaj një mesazhi specifik me një gjest të vetëm. Ky funksionalitet është i dobishëm sidomos në grupet me komunikim intensiv.

Facebook Messenger provoi diçka të ngjashme duke shtuar funksionalitetin @mention në një komunikim në grup. Po Android? Kompania tha se në një të ardhme të afërt do të jenë të disponueshme edhe në platformën më popullore në botë.

Së bashku me risinë e re “Status”, një klon i Snapchat, ndryshimet e reja kanë ekspozuar tendencën e WhatsApp drejt fotografisë. /PCWorld Albanian

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>