Blog

WhatsApp po përdoret më shumë sesa Facebook për konsumimin e lajmeve

Jun 14 2018
0 Shpërndarje
Janë Facebook dhe Twitter që përdoren kryesisht për të lexuar lajme por diskutimi rreth tyre kryhet në WhatsApp. WhatsApp po përdoret më shumë sesa Facebook për konsumimin e lajmeve

Përdorimi i medias social si Facebook për të konsumuar lajme ka filluar të bjerë ndërsa të rinjtë po kthehen drejt aplikacioneve të komunikimit si WhatsApp raportoi Reuters Institute.

Përdorimi i Facebook, rrjetit social më të madh në botë, për lajme ka rënë me 9% në 2017-ën dhe 20% tek moshat e reja.

Instituti kreu një anketë YouGov e cila tregoi një besueshmëri të rënie tek Facebook pas përhapjes së lajmeve të rreme në platformë.

Janë Facebook dhe Twitter që përdoren kryesisht për të lexuar lajme por diskutimi rreth tyre kryhet në WhatsApp.

WhatsApp themeluar në 2009 dhe blerë nga Facebook në 2014-ën për 19 miliardë dollarë, është më popullor se Twitter për konsumimin e lajmeve në disa vende.

Shumë prej tyre gjejnë lajme në Facebook por i shpërndajnë në WhatsApp për diskutime.

Instagram, një tjetër pronë e Facebook, së bashku me WhatsApp kanë shënuar ditë të mira në Amerikën Latine dhe Azi ndërsa Snapchat në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>