Lajmet

WhatsApp prezantoi një set të ri emoji në Android

Oct 3 2017
0 Shpërndarje
Një disponueshmëri më e gjërë do të ofrohet në javët dhe muajt në vijim. Ajo që mbetet për tu parë është nëse WhatsApp do të adoptojë emoji-t e reja edhe në iOS. WhatsApp prezantoi një set të ri emoji në Android

Sipas një postimi në blog publikuar në Emojipedia, WhatsApp do të sjellë një set të ri emoji-sh të dizajnuar nga vetë kompania.

Ato janë të ngjashme me emoji-t e iOS, të cilët aplikacioni i ka përdorur prej kohësh edhe në Android, por të përmirësuara më tej vizualisht.

 

Aktualisht emoji-t e reja po dërgohen tek konsumatorët Android të aplikacionit Beta të WhatsApp.

Një disponueshmëri më e gjërë do të ofrohet në javët dhe muajt në vijim. Ajo që mbetet për tu parë është nëse WhatsApp do të adoptojë emoji-t e reja edhe në iOS.

Seti i ri i emoji-ve mbështetet në standardin e Unicode, Emoji 5.0. kjo do të thotë se ca prej tyre nuk janë të disponueshme në iOS. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>