Lajmet

WhatsApp rezulton aplikacioni më i suksesshëm për dërgimin e mesazheve tek smartfonët

Dec 2 2013
0 Shpërndarje
WhatsApp rezulton aplikacioni më i suksesshëm për dërgimin e mesazheve tek smartfonët

WhatsApp_Logo_Sketches-578-80Sipas një kërkimi të realizuar së fundmi, rezulton se Facebook qëndron disa hapa larg aplikacionit WhatsApp përsa i përket dërgimit të mesazheve në pajisjet mobile.

Firma kërkimore OnDevice ka anketuar më tepër se 4000 përdorues smartfonësh në 5 shtete të ndryshme (SHBA, Brazil, Afrika e Jugut, Indonezi, Kinë) dhe ka zbuluar se 44% e tyre përdorin WhatsApp për të komunikuar me miqtë, ndërsa vetëm 35% e tyre përdornin Facebook Messenger.

Pavarësisht eleminimit të përdoruesve të BlackBerry-it, platforma e rilindur BBM është klasifikuar e pesta të renditje me një pjesë përdoruesish të këtij shërbimi rreth 15% duke qëndruar kështu pas WeChat (28%) dhe Twitter (16%).

Sipas studimit, platforma e mesazheve të BlackBerry-it po performon shumë mirë në Afrikën e Jugut duke qenë se 34% e të anketuarve në këtë vend e përdornin shpesh këtë aplikacion.

Një e dhënë tjetër interesante që rezultoi nga kërkimi ishte popullariteti i mesazheve sociale krahasuar me mesazhet tradicionale SMS.

OnDevice zbuloi se gjatë muajit nëntor, 85% e të anketuearve përdornin aplikacione të tilla si WhatsApp dhe Facebook, ndërsa 75% e tyre përdornin mesazhet tradicionale.

Sigurisht, ashtu si ndodh me çdo anketë, edhe rezultatet e kësaj ankete nuk janë përfundimtare pasi nuk përfshihet aplikacioni Snapchat i vlerësuar me 3 miliard $ dhe influenca e tregut mobil Europian është injoruar totalisht. (PCWorld Albanian)

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>