Lajmet

WhatsApp rikthen statuset e vjetra me tekst

Mar 13 2017
0 Shpërndarje
WhatsApp do të rikthejë një prej funksionaliteve më të dashura. WhatsApp rikthen statuset e vjetra me tekst

Pasi ri dizajnoi plotësisht “Statuset,” aplikacioni popullor i komunikimit bëri të mundur ndarjen e videove, fotove dhe imazheve GIF njësoj si Snapchat Stories dhe Instagram Stories.

Ato mund të pasuroheshin me emoji dhe shënime. Miqtë mund të reagonin ndaj statusve duke klikua rbutonin Reply, një përgjigje e cila dërgohej në formën e një mesazhi.

Këto statuse qëndron aktive vetëm për 24 orë. Por këto statuse nuk ishin gjë tjetër vetëm një rresht me tekst.

Mesazhi ishte i shikueshëm nga të gjitha kontaktet të cilët mund të shikonin mendimin e të tjerëve së bashku me një shembull statusesh si “Në Punë,” “Nuk mund të flasim në telefon, vetëm WhatsApp,” ose “I disponueshëm.”

Pavarësisht pasurimit me ilustrime të shumta, përdoruesit nuk mund të shfrytëzojnë statuset për të informuar të tjerët nëse janë të disponueshëm për të biseduar ose jo. Për fat të mira WhatsApp është duke e rikthyer këtë funksionalitet.

Sipas Android Police, statuset me tekst do të rikthehen në formën e një biografie në një seksion të ri të quajtur “About and phone number.” Ky seksion është shfaqur në versionin beta 2.17.95 të WhatsApp.

Betan e WhatsApp mund ta shkarkoni nga Play Store pasi të jeni regjistruar në program. /PCWorld Albanian

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>