Lajmet

WhatsApp së shpejti me një shërbim për transferimin e parave

Aug 15 2017
0 Shpërndarje
WhatsApp, platforma e komunikimit me 1 miliard përdorues, është duke testuar transfertat përmes sistemit UPI. WhatsApp së shpejti me një shërbim për transferimin e parave

WhatsApp pritet të prezantoi shërbimin e pagesave në aplikacionin mobil duke u bërë shërbimi më i fundit i cili u mundëson përdoruesve të saj transferimin e parave me një tekst.

Një version beta i WhatsApp zbuloi shërbimin e ri i cili pritet ti shtohet së shpejti aplikacionin zyrtar. Foto e publikuara tregonin një ndërfaqe “Welcome to WhatsApp Payments” e cila u zbulua nga blogu WABetaInfo.

WhatsApp, platforma e komunikimit me 1 miliard përdorues, është duke testuar transfertat përmes sistemit UPI.

UPI, ose Unified Payments Interface, është një sistem pagesash menaxhuar nga Banka Qendrore Indiane duke konfirmuar raportet se shërbimi do të ofrohet fillimisht në Indi.

 

Një debutimi në këtë vend do ti siguronte WhatsApp transferta parash përmes aplikacionit të 200 milion përdoruesve.

Facebook, rrjeti social i cili ka në pronësi WhatsApp, ka ofruar shërbimin e pagesave në Messenger që nga 2015-ta. Apple gjithashtu është duke punuar në një zgjidhje të ngjashme në aplikacionin iMessage, shërbimi i cili pritet të debutojë më iOS 11.

Krahas shërbimit të pagesave WhatsApp pritet të prezantoi një opsion me të cilin përdoruesit mund të tërheqin mesazhet e dërguara brenda 5 minutash. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>