Lajmet

WhatsApp shton sigurinë me verifikimin me dy faktor, ja sesi ta aktivizoni

Feb 10 2017
0 Shpërndarje
WhatsApp lançoi ditën e sotme verifikimin e dy faktor për të gjithë përdoruesit. Kjo masë shtesë sigurie do ju mbrojë nëpërmjet një kodi gjashtë shifror i cili do të dërgohet në numrin tuaj celular. WhatsApp shton sigurinë me verifikimin me dy faktor, ja sesi ta aktivizoni Photo Source: Getty Images

Niveli i ri i sigurisë do të mbrojë llogarinë tuaj të WhatsApp nga qasje të paautorizuara thotë kompania. Përdoruesit kanë opsionin e një adrese e-mail-i rikuperimi nëse harrojnë kodin.

WhatsApp tha se kjo adresë nuk është e verifikuar dhe duhet të jenë të kujdesshëm kur e vendosni. Por platforma ka ndërmarrë masat të tjera sigurie.

Kur keni të aktivizuar autentikimin me dy faktor, numrit celular nuk i lejohet të verifikohet brenda 7 ditë nga verifikimi i parë.

Më pas ata do të lejohen por mesazhet e dërguara të cilat nuk i keni marrë do të fshihen. Autentikimi me dy faktor u bë i disponueshëm në Nëntor përmes versioneve beta dhe tashmë ofrohet për 1.2 miliard përdoruesit.

Mund ta aktivizoni përmes Settings > Account > Two-step verification > Enable. /PCWorld Albanian

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>