Lajmet

WhatsApp do të funksionojë në Android 2.3 deri më 2020-ën

Jun 21 2017
0 Shpërndarje
I tillë është rasti i WhatsApp i cili jo më larg se vitin e kaluar ndaloi mbështetjen për iOS 6 dhe Android 2.2. WhatsApp do të funksionojë në Android 2.3 deri më 2020-ën Photo Source: WhatsApp

Pavarësisht fragmentimit të Android-it, aplikacionet më të fundit vijojnë të mbështetin versionet e vjetra të platformës.

I tillë është rasti i WhatsApp i cili jo më larg se vitin e kaluar ndaloi mbështetjen për iOS 6 dhe Android 2.2.

Shumica e aplikacioneve Android kërkojnë të paktën Android 4.1 ose 4.2 por nëse ende jeni me Gingerbread, të paktën do të mund të përdorni WhatsApp-in.

Në një postim në blog WhatsApp tha se Android 2.3 do të mbështetet deri më 1 Shkurt 2020.

Nuk e besojmë se ende ka ndonjë që përdor një telefon me Android 2.3, por kështu mendojmë edhe për Windows XP-në. /PCWorld Albanian

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>