Lajmet

WhatsApp tërhiqet nga dyqani i aplikacioneve për Windows Phone për shkak të problemve teknike

May 19 2014
0 Shpërndarje
WhatsApp tërhiqet nga dyqani i aplikacioneve për Windows Phone për shkak të problemve teknike

whatsappNë fund të javës së kaluar, WhatsApp u largua në mënyrë misterioze nga dyqani i aplikacioneve Windows Phone, duke i lënë të hutuar shumë përdorues të platformës se pse ishte tërhequr ai aplikacion nga ky treg.

Përdoruesit ekzistues ishin në gjendje që të vazhdonin ta përdornin aplikacionin, por ata që nuk e kishin atë, nuk mund ta shkarkonin më atë. Aplikacioni ka qenë duke përjetuar disa probleme teknike përpara se të tërhiqej, duke lënë shumëkënd në dyshime nëse Microsoft ose Facebook e kishte tërhequr aplikacionin derisa të ishte në gjendje që ta arnonte vrimën në të.

Pas kontaktimit me Facebook nga The Next Web, ata u përgjigjën që “për shkak të problemeve teknike, ne kemi zgjedhur që ta largojmë nga publikimi WhatsApp Messenger-in në platformën Windows Phone.” Kompania thotë që është “duke punuar për së afërmi me Microsoft-in për të zgjidhur problemet,” por shpreson që do të rikthehet së shpejti në dyqan. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>