Lajmet

WhatsApp teston funksionalitetin e tërheqjes së mesazheve

Sep 12 2017
0 Shpërndarje
Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë funksionalitet është se kur tërhiqet një mesazh, së bashku me të ikën edhe njoftimi në Android dhe iOS. WhatsApp teston funksionalitetin e tërheqjes së mesazheve

Duke ndjekur hapat e Telegram, WeChat dhe Viber, WhatsApp është pranë  lançimit të një veçorie e cila do të bëjë të mundur tërheqjen e mesazheve të dërguar përpara se marrësi ti ketë lexuar.

Kompania është duke testuar funksionalitetin në Android dhe iOS raportoi WABetaInfo. Sipas sajtit serveri i cili do të tërheqë mesazhet është live dhe funksional.

Ende shumica e përdoruesve nuk kanë akses në funksionalitetin në fjalë dhe nuk do ta kenë gjersa platforma në pronësi të Facebook ta aktivizojë për të gjithë.

Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë funksionalitet është se kur tërhiqet një mesazh, së bashku me të ikën edhe njoftimi në Android dhe iOS.

Funksionaliteti për herë të parë u shfaq në aplikacionin Windows Phone të WhatsApp duke thënë lënë kuptohet se së shpejti do të mbërrinte edhe në Android dhe iOS. Për fat jo të mirë ende nuk kemi një afat. /PCWorld Albanian

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>