Lajmet

WhatsApp teston gjurmimin në kohë reale, editimin dhe tërheqjen e mesazheve

Jan 30 2017
0 Shpërndarje
WhatsApp është pranë prezantimit të funksionit për tërheqjen edhe editimin e mesazheve në platformë. WhatsApp teston gjurmimin në kohë reale, editimin dhe tërheqjen e mesazheve Photo Source: EPA

Ky funksion i shumëpritur i cila mundëson tërheqjen e mesazheve nëse marrësi akoma nuk e ka lexuar, po testohet në versionin beta të WhatsApp i cili do të jetë përditësimi i radhës zyrtar.

Zakonisht funksionet e reja përfshihen në versionet beta përpara se të gjithë përdoruesit të kenë mundësi ti përdorin ato. Por përveç mjeteve të reja të editimit, raportohet se WhatsApp është duke testuar mundësinë e dërgimit të vendodhjes në kohë reale.

E quajtur “Live Location Tracking” kjo veçori mundëson dërgimin e lëvizjeve tek miqtë për një kohë të caktuar. WhatsApp e ka një funksion të ngjashëm, por vetëm për dërgimin e një pozicioni fiks në një kohë të caktuar.

Në mënyrë që të shmangen dyshimet mbi privatësinë e aplikacionit, aktivizimi i këtij funksioni duhet të bëhet manualisht. Aktualisht po testohet në versionin beta së bashku me funksionin e editimit dhe fshirjes së mesazheve.

Veçori të tjera të cilat po testohen me këtë version janë replikat e statuseve dhe raportimi i spamit thjesht me një të lëkundur të telefonit. (PCWorld Albanian)

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>