Lajmet

WhatsApp u largua nga Windows Phone Store si rezultat i problemeve me përditësimin GDR3

May 31 2014
0 Shpërndarje
WhatsApp u largua nga Windows Phone Store si rezultat i problemeve me përditësimin GDR3

WhatsApp-BannerU spekulua shumë që nga dita kur WhatsApp u largua nga Windows Phone Store afërsisht 10 ditë më parë. U mendua se arsyeja që ndodhi kjo ishte si rezultat i papajtueshmërisë mes aplikacionit popullor dhe versionit më të fundit të platformës Windows Phone, 8.1.

Por Microsoft erdhi me një qëndrim rreth “zhdukjes” së WhatsApp – mesa duket nuk e ka fajin Windows Phone 8.1, por përditësimi GDR3 është shkaktari i këtij largimi. Mesa duket problemi qëndron në mënyrën sesi mbahen njoftimet pasi përditësimi GDR3 ka prishur pajtueshmërinë mes WhatsApp dhe platformës së Microsoft-it.

Për fat të mirë, një version që funksionon i këtij shërbimi, që u ble nga Facebook për 19 miliard dollar disa muaj më parë, do të lëshohet për platformën Windows Phone së shpejti. Aktualisht shërbimi ka 500 milion përdorues aktivë. Teksa ne jemi të pasigurte sesa përdorues janë nga Windows Phone, është mëse e vërtetë se rivalët e WhatsApp do të përpiqen të përfitojnë nga të tilla rrethana duke kërkuar alternativa të tjera të mundshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>